Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKurti takohet me Erdoganin, diskutojnë Gjykatën Speciale dhe thellimin e marrëdhënieve·Rajoni – BotaBE-ja refuzon zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe paralajmëron sanksione·AktualitetKuvendi i Shqipërisë kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaDiplomati amerikan Hill shpreh zhgënjimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së·AktualitetLlagami dhe Daci kalojnë fazën fillestare për Gjykatën Kushtetuese, Hamitaj përjashtohet·PolitikëKurti shpreh keqardhje për mungesën e një ekipi të përbashkët avokatësh për ish-krerët e UÇK-së·EkonomiaIndustria Përpunuese, Nëntë Tremujorë në Rënie të Vazhdueshme: Periudha më e Gjatë Që nga Vitet ‘90·AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·Rajoni – BotaKurti takohet me Erdoganin, diskutojnë Gjykatën Speciale dhe thellimin e marrëdhënieve·Rajoni – BotaBE-ja refuzon zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës dhe paralajmëron sanksione·AktualitetKuvendi i Shqipërisë kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së·Rajoni – BotaDiplomati amerikan Hill shpreh zhgënjimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së·AktualitetLlagami dhe Daci kalojnë fazën fillestare për Gjykatën Kushtetuese, Hamitaj përjashtohet·PolitikëKurti shpreh keqardhje për mungesën e një ekipi të përbashkët avokatësh për ish-krerët e UÇK-së·EkonomiaIndustria Përpunuese, Nëntë Tremujorë në Rënie të Vazhdueshme: Periudha më e Gjatë Që nga Vitet ‘90·AktualitetTakimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime·
Vora News
Kursi
USD79,40/80,40EUR91,10/91,80GBP106,10/107,00CHF96,50/97,50SEK7,00/7,70NOK7,00/7,70DKK10,50/11,60PLN20,35/21,08TRY1,61/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,32/12,03USD79,40/80,40EUR91,10/91,80GBP106,10/107,00CHF96,50/97,50SEK7,00/7,70NOK7,00/7,70DKK10,50/11,60PLN20,35/21,08TRY1,61/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,40AUD56,10/57,10JPY0,5/0,53CNY11,32/12,03
Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht
Aktualitet

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

Nga S-SH3 Gusht 2026, 19:242 min lexim7
Ndaj

Aplikimet për studimet e larta janë mbyllur këtë fillim gushti dhe në fund të kësaj procedure rezulton se mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në vend. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj sqaron së degët më të kërkuara këtë vit rezultojnë programet e mjekësisë dhe ato inxhinjerike.

“Tendenca e maturantëve është kryesisht drejt degëve që lidhen me shëndetësinë, ku ka një numër të lartë aplikimesh në Universitetin e Mjekësisë, në programe si Mjekësia e Përgjithshme, Infermieria, Stomatologjia dhe degë të tjera të këtij profili. Po ashtu, interes i lartë vihet re edhe për degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit. Pra, trendi është përqendruar kryesisht në dy grupime, çka tregon një lidhje të ngushtë me kërkesat e tregut të punës. Aktualisht, profesionet më të kërkuara janë ato që lidhen me shëndetësinë dhe inxhinierinë, ndërsa teknologjia e informacionit vijon të mbetet një nga fushat më të preferuara, për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të shërbimeve online”, u shpreh Xhelaj.

Me mbylljen e aplikimeve duket se punë më e madhe tashmë u është deleguar universiteteve të cilat po merren me organizimin e konkurseve në 49 programe studimi si dhe me përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat referuar rezultateve të shkollës së mesme.

“Më 17 gusht nis shkarkimi i të dhënave nga të gjitha universitetet, përfshirë notat e maturantëve. Universitetet kanë në dispozicion periudhën nga 15 deri më 20 gusht për të kryer renditjen e kandidatëve dhe pikëzimin përkatës. Më pas, këto të dhëna ngarkohen në portal më 21 gusht, ndërsa më 22 gusht bëhen publike. Maturantët duhet të tregojnë kujdes që, pas datës 6 gusht, për programet e studimit ku kanë aplikuar, të kontrollojnë faqet zyrtare të universiteteve përkatëse dhe të informohen për datat e konkurseve”, tha ai.

Më 22 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit-u Albania, për të nisur më pas më 26 gusht procesin e regjistrimit në shkollat e larta , e pasur me 7 faza. Me mbylljen e raundit të parë regjistrimet do të pasohen edhe nga 2 raunde të tjera.

Ndaj