Vora News
Kursi
USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/8,00NOK7,05/8,00DKK10,41/11,64PLN20,34/21,00TRY1,61/1,76RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93USD79,00/80,10EUR91,40/92,20GBP106,40/107,40CHF96,40/97,40SEK7,02/8,00NOK7,05/8,00DKK10,41/11,64PLN20,34/21,00TRY1,61/1,76RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,40/57,60AUD56,00/57,00JPY0,51/0,54CNY11,22/11,93
“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën
Aktualitet

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

Nga redaksia30 Korrik 2026, 21:181 min lexim6
Ndaj

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ënKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli në A2CNN, ka folur mbi të ardhmen e tij politike dhe sfidat e moshës në drejtimin e partisë dhe vendit nëse do të rizgjidhet kryeministër.

I pyetur nga gazetari se ku e sheh veten në shtator të vitit 2029, Berisha u shpreh se primare për të mbetet përballja me pushtetin aktual.

“Ato i ka në dorë i Gjithëfuqishmi. E rëndësishme është të bëj gjithçka që të shpëtoj shqiptarët nga kjo narko-diktaturë,” deklaroi kryedemokrati.

Teksa gazetari Andrea Danglli i solli në vëmendje se në rast se rizgjidhet kryeministër, ai do të jetë 89 vjeç në përfundim të mandatit, Berisha u përgjigj me optimizëm, duke përdorur edhe shprehje popullore të Tiranës.

“Vitet janë numra, mund t’i pjesëtosh për dy. Por tironsit e kanë një fjalë, një mençuri që vjen nga lashtësia: ‘Robi plaket kur don vet’. I garantoj shqiptarët se në momentin e parë kur të konstatoj se mosha më pengon detyrimet e mia, do t’u them ‘mirupafshim’,” u shpreh prerë lideri i opozitës.

Ndaj