Lajmi i fundit
Rajoni – BotaKurti: Pozita e Kosovës në BE nuk reflekton progresin, kërkohet njohja e pesë anëtarëve·AktualitetSpecialja nis hetimin ndaj zyrtarëve shtetërorë për rastin Arlinda Zekaj·PolitikëDialogu Kosovë-Serbi në ngërç, BE-ja kërkon strategji të re·EkonomiaSerbia, Alta Banka nis falimentimin pas dyshimeve për përvetësim të 383 milionë eurove·EkonomiaPagesat Elektronike, Një Potencial prej 400 Milionë Euro Kursime në Vit për Ekonominë Shqiptare·Rajoni – BotaDemokratët marrin kontrollin e Kongresit Amerikan, thellojnë ndikimin mbi presidencën Trump·AktualitetProtestat në Tiranë: Rinia dhe studentët ngrenë zërin kundër qeverisë·Rajoni – BotaAltin Krasniqi përkujton gjashtë vjet nga paraburgimi i Jakup Krasniqit në Hagë: ·Rajoni – BotaKurti: Pozita e Kosovës në BE nuk reflekton progresin, kërkohet njohja e pesë anëtarëve·AktualitetSpecialja nis hetimin ndaj zyrtarëve shtetërorë për rastin Arlinda Zekaj·PolitikëDialogu Kosovë-Serbi në ngërç, BE-ja kërkon strategji të re·EkonomiaSerbia, Alta Banka nis falimentimin pas dyshimeve për përvetësim të 383 milionë eurove·EkonomiaPagesat Elektronike, Një Potencial prej 400 Milionë Euro Kursime në Vit për Ekonominë Shqiptare·Rajoni – BotaDemokratët marrin kontrollin e Kongresit Amerikan, thellojnë ndikimin mbi presidencën Trump·AktualitetProtestat në Tiranë: Rinia dhe studentët ngrenë zërin kundër qeverisë·Rajoni – BotaAltin Krasniqi përkujton gjashtë vjet nga paraburgimi i Jakup Krasniqit në Hagë: ·
Vora News
Kursi
USD80,40/81,50EUR90,60/91,40GBP108,40/109,40CHF98,30/99,30SEK7,17/7,86NOK7,15/8,00DKK10,33/11,32PLN19,95/20,67TRY1,59/1,69RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,50/59,00AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,51/12,23USD80,40/81,50EUR90,60/91,40GBP108,40/109,40CHF98,30/99,30SEK7,17/7,86NOK7,15/8,00DKK10,33/11,32PLN19,95/20,67TRY1,59/1,69RSD0,75/0,78MKD1,46/1,52CAD57,50/59,00AUD56,00/57,00JPY0,5/0,53CNY11,51/12,23
Sëmundja e rëndë i merr jetën Nënkolonel Alfons Qorllarit, kolegët dhe kursantët zemërthyer: Mirënjohje për gjithçka që dhe për Forcat e Armatosura
Vora News

Sëmundja e rëndë i merr jetën Nënkolonel Alfons Qorllarit, kolegët dhe kursantët zemërthyer: Mirënjohje për gjithçka që dhe për Forcat e Armatosura

Nga Vora News14 Shtator 2026, 11:261 min lexim32
Ndaj

Alfons Qorllari, Nënkolonel i Forcave të Armatosura dhe pedagog në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, është ndarë nga jeta si pasojë e betejës me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e japin kolegët e Kolegjit të Sigurisë.

"Lamtumirë, Nënkolonel Alfons Qorllari", shkruhet në njoftim, ndërsa kolegët dhe kursantët që ai trajnonte në Kolegjin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, shprehin nderim e mirënjohje për profesionalizmin e tij te Forcat e Armatosura.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, Nënkolonel Alfons Qorllari u dallua për përkushtimin ndaj formimit profesional, duke ndjekur kualifikime dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Këto përvoja pasuruan jo vetëm formimin e tij, por edhe kontributin që dha në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj të ushtarakëve.

Fatkeqësisht, kohët e fundit ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot, duke mbyllur përgjithmonë sytë e duke lënë në trishtim familjen, kolegët dhe miqtë e shumtë.Njerëz si ai nuk largohen kurrë plotësisht. Ata mbeten në kujtesën e kolegëve, kursantëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Mbeten në mësimet që lanë pas dhe në gjurmën që kanë lënë në rrugëtimin e Forcave të Armatosura", thuhet në njoftim.

Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë (KMS) është një institucion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që ofron arsimim, trajnim dhe kualifikim për personelin ushtarak dhe civil. Aty planifikohen dhe drejtohen Kurset e karrierës për zhvillimin profesional të ushtarakëve shqiptarë dhe atyre në rajon.

Ndaj