Lajmi i fundit
EkonomiaERE propozon rregullore të re: Ndryshimi i furnizuesit të energjisë, më i lehtë për familjet dhe bizneset·Rajoni – BotaRashiq shpreh gatishmëri më të madhe të Qeverisë së Kosovës për Asociacionin, lidhjen me zhvillimet në Serbi·Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve·Rajoni – BotaTrump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas zgjedhjeve në Izrael·AktualitetDemokratët Europianë kritikojnë qeverinë Rama për shtypjen e protestave studentore·PolitikëKryesia e Kuvendit të Kosovës përcakton rendin e ditës për seancën plenare·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani kërkojnë marrëveshje mes tensioneve, përmes bisedimeve diskrete·AktualitetShqipëria mbetet ndër të fundit në rajon për numrin e mjekëve për banor, larg mesatares europiane·EkonomiaERE propozon rregullore të re: Ndryshimi i furnizuesit të energjisë, më i lehtë për familjet dhe bizneset·Rajoni – BotaRashiq shpreh gatishmëri më të madhe të Qeverisë së Kosovës për Asociacionin, lidhjen me zhvillimet në Serbi·Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve·Rajoni – BotaTrump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas zgjedhjeve në Izrael·AktualitetDemokratët Europianë kritikojnë qeverinë Rama për shtypjen e protestave studentore·PolitikëKryesia e Kuvendit të Kosovës përcakton rendin e ditës për seancën plenare·Rajoni – BotaSHBA dhe Irani kërkojnë marrëveshje mes tensioneve, përmes bisedimeve diskrete·AktualitetShqipëria mbetet ndër të fundit në rajon për numrin e mjekëve për banor, larg mesatares europiane·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,70EUR90,40/91,20GBP108,00/109,00CHF98,00/99,40SEK7,14/7,84NOK7,04/7,75DKK10,24/11,33PLN20,04/20,76TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,52/12,24USD80,50/81,70EUR90,40/91,20GBP108,00/109,00CHF98,00/99,40SEK7,14/7,84NOK7,04/7,75DKK10,24/11,33PLN20,04/20,76TRY1,59/1,69RSD0,74/0,77MKD1,45/1,51CAD57,00/58,30AUD55,30/56,30JPY0,5/0,53CNY11,52/12,24
“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotel ‘Rogner’?”/ Deklarata e Vlora Hysenit drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, të ndërhyjë SPAK/ Ja dhe reagimi i Klodiana Lalës
Aktualitet

“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotel ‘Rogner’?”/ Deklarata e Vlora Hysenit drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, të ndërhyjë SPAK/ Ja dhe reagimi i Klodiana Lalës

Nga Redaksia Vora News24 Shtator 2026, 11:402 min lexim11
Ndaj

Ish shefja e SHISH, Vlora Hyseni është përfshirë sot në një polemikë me gazetaren Klodiana Lala në hyrjen e ambienteve të GJKKO para se të njihej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala për lidhjet e saj me Ergys Agasin ajo iu përgjigj: “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”

Më pas ish shefja e SHISH nuk iu përgjigj gazetarëve pse e kishte shkarkuar Albin Kurti dhe nëse kishte ndonjë koment për këtë, por u fut në ambientet e GJKKO.Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar në një lidhje live gazetarja Klodjana Lala që ë e quajti sulm vulgar, shantazh:

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live

“Se për cilat takime i referohet Vlora Hyseni, mbetet për t’u sqaruar kur të dalë, por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh gazetarja Lala.

Ndërkohë për këtë incident në ambientet e GJKKO ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Në reagimin publik, AGSH dënon deklaratat e Hysenit dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë menjëherë, ndërsa i bën thirrje SPAK që ta trajtojë me seriozitet episodin.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me termat më të ashpër shantazhin dhe sulmet e të dyshuarës së SPAK, ish-shefes së SHISH Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala”, thuhet në reagim.

Sipas AGSH-së, personat nën hetim duhet të japin llogari përpara drejtësisë, ndërsa presioni apo shantazhi ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohet.

“Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të japë llogari vetëm përpara drejtësisë, ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen”, vijon deklarata.

Asociacioni i kërkon gjithashtu Hysenit të tërheqë deklaratat dhe nxit Strukturën e Posaçme të shqyrtojë rastin.

“AGSH i bën thirrje zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje”, përfundon reagimi.

Ndaj