Lajmi i fundit
Rajoni – BotaVon der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën·AktualitetPD kërkon debat parlamentar për ish-drejtoren e SHISH: Rama të japë llogari për Vlora Hysenin·Rajoni – BotaProtestë kombëtare sot në Prishtinë për ish-luftëtarët e UÇK-së·Rajoni – BotaAmbasadori amerikan në NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar, por Aleanca duhet të ndryshojë·PolitikëVon der Leyen në Tiranë: Shqipëria në qendër të axhendës europiane·Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaVon der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën·AktualitetPD kërkon debat parlamentar për ish-drejtoren e SHISH: Rama të japë llogari për Vlora Hysenin·Rajoni – BotaProtestë kombëtare sot në Prishtinë për ish-luftëtarët e UÇK-së·Rajoni – BotaAmbasadori amerikan në NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar, por Aleanca duhet të ndryshojë·PolitikëVon der Leyen në Tiranë: Shqipëria në qendër të axhendës europiane·Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·
Vora News
Kursi
USD81,00/82,20EUR91,70/92,50GBP107,10/108,10CHF97,00/98,00SEK7,10/7,80NOK6,86/7,56DKK10,39/11,40PLN20,35/21,08TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,00/58,00AUD55,90/56,90JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27USD81,00/82,20EUR91,70/92,50GBP107,10/108,10CHF97,00/98,00SEK7,10/7,80NOK6,86/7,56DKK10,39/11,40PLN20,35/21,08TRY1,64/1,74RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD57,00/58,00AUD55,90/56,90JPY0,5/0,53CNY11,54/12,27
Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën
Rajoni – Bota

Von der Leyen nis turin ballkanik nga Tirana, më 1 tetor viziton Prishtinën

Kryetarja e Komisionit Europian takohet me zyrtarët shqiptarë, pastaj vazhdon në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Redaksia Vora News1 Tetor 2026, 11:312 min lexim1
Ndaj

Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Europian, ka mbërritur sot në Tiranë, duke shënuar fillimin e turneut të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është vizita e gjashtë e saj në rajon dhe do të përfshijë katër kryeqytete: Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin.

Në kryeqytetin shqiptar, von der Leyen pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit. Në qendër të bisedimeve do të jetë ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, me fokus të veçantë te hapat konkretë që duhet të ndërmerren për t'u afruar me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Prishtina dhe rajoni, hapat e ardhshëm

Më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Europian do të udhëtojë nga Tirana drejt Prishtinës, ku do të mbajë takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin Albin Kurti. Po në të njëjtën ditë, von der Leyen do të vazhdojë me vizitën në Podgoricë, ndërsa turneu do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.

Temat kryesore të diskutimit në të gjitha vendet do të jenë reformat institucionale, progresi i secilit shtet drejt perspektivës europiane dhe integrimi gradual i rajonit në strukturat dhe tregun e Bashkimit Europian. Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor — një instrument i BE-së që synon mbështetjen e zhvillimit ekonomik, zbatimin e reformave dhe thellimin e integrimit të rajonit me tregun europian.

Çfarë do të thotë kjo vizitë për Shqipërinë dhe Kosovën

Për Shqipërinë, vizita e von der Leyen vjen në një moment të rëndësishëm të procesit negociues me BE-në, ndërsa vendi ka hapur kapituj të shumtë dhe pret vlerësime të reja nga Brukseli. Prania e kryetares së Komisionit Europian është shenjë e vëmendjes që institucioni i kushton rajonit, por edhe presionit që ushtron për zbatimin e detyrimeve reformuese.

Për Kosovën, takimet me Haxhiun dhe Kurtin vijnë në një periudhë kur Prishtina aspiron përparimin në agjendën europiane, duke kërkuar çeljen e mëtejshme të rrugës drejt integrimit. Gjatë turneut, von der Leyen pritet të vizitojë edhe projekte të financuara me mbështetjen e BE-së nëpër rajon — një mesazh konkret rreth ndikimit të fondeve europiane në jetën e qytetarëve ballkanikë.

BurimiAlbeu

Ndaj