Lajmi i fundit
Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·Vora NewsFORCAT SPECIALE SHQIPTARE, KOSOVË DHE KROACI – BASHKËPUNIM PËR MË SHUMË PROFESIONALIZËM DHE SIGURI·Rajoni – BotaMbetjet e Adem Beqirit identifikohen pas 27 vjetësh: familja do ta varrosë në Pantinë·AktualitetRama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"·Rajoni – BotaRasti "Talir" fillon sërish nga zeroja — hera e shtatë radhazi·EkonomiaFMN vlerëson menaxhimin e fondeve publike në Shqipëri·AktualitetVideo intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet·AktualitetBrukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!·SportShqipëria me 89.9% shanse për Ligën B, kalon Finlandën në krye të grupit·
Vora News
Kursi
USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19USD80,50/81,50EUR91,70/92,50GBP107,00/108,00CHF96,50/97,50SEK7,11/7,81NOK6,85/7,55DKK10,39/11,40PLN20,40/21,13TRY1,63/1,73RSD0,76/0,79MKD1,47/1,52CAD56,80/58,00AUD55,70/57,00JPY0,51/0,55CNY11,47/12,19
Von der Leyen nis turneun ballkanik nga Tirana — Kosova e dyta në rend, Serbia jashtë
Rajoni – Bota

Von der Leyen nis turneun ballkanik nga Tirana — Kosova e dyta në rend, Serbia jashtë

Presidentja e Komisionit Evropian viziton katër vende të rajonit, duke anashkaluar Beogradin në mes tensioneve të ashpra me BE-në

Nga Redaksia Vora News30 Shtator 2026, 11:311 min lexim7
Ndaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur sot vizitën e saj të gjashtë vjetore në Ballkanin Perëndimor, duke e zgjedhur Tiranën si pikënisjeje. Gjatë tre ditëve të ardhshme, ajo do të përshkojë katër vende të rajonit: Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut — me axhendë të fokusuar tërësisht në integrimin evropian dhe hapat konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në Tiranë, Von der Leyen është takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Vizitat zhvillohen në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor — një paketë prej gjashtë miliardë eurosh që synon të nxitojë reformat dhe procesin e integrimit gradual të vendeve të rajonit në strukturat evropiane.

Prishtina, Podgorica e Shkupi — projektet evropiane në terren

Të enjten, më 1 tetor, Von der Leyen udhëton drejt Prishtinës, ku do të pritet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti. Po atë ditë vazhdon në Podgoricë për takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Turneu mbyllet të premten, më 2 tetor, në Shkup, ku do të zhvillojë bisedime me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

BurimiTelegrafi

Ndaj