Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
4 rezultate për “Sarandë”.
Atentat me armë zjarri në Sarandë, 50-vjeçari Thimjo Rubati qëllohet — autorët arratisen me motor
Një 50-vjeçar u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës. Autorët u larguan me motomjet.

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë
Mbi 17 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët për të rivlerësuar pronën e tyre me tatim të reduktuar 5 përqind. Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu tha se më shumë interes ka nga qytetarët në Tiranë dhe vendet bregdetare. Sipas tij, periudha e verës ka pasur edhe një interes të shtuar për rivlerësimin e pronave. “Interesi ka qenë goxha i lartë. Dy muajt e para ishin të ngarkuara, tani ka rënë ritmi. Shikojmë tani pjesën e verës, të qershorit dhe korrikut që rikthehen emigrantët dhe ka interes akoma më të shtuar. Pjesa më e madhe është kryeqyteti, Tirana, pastaj është pjesa e bregdetit. Durrësi, Vlora dhe Saranda. Interesi është nga ana e qytetarëve. Ata janë përfituesit kryesorë, kanë blerë një apartament me vlerë goxha të ulët dhe sot vlera e tyre është shumëfishuar. Prandaj ata kanë interes që të përfitojnë nga ky 5 përqind. Kushdo që ka një pronë për të shitur, do duhet ta bëjë, sepse po flasim për prona para shumë vitesh, që kanë qenë me vlera të regjistruara goxha minimale, në krahasim me tregun e sotëm”, theksoi ai.

Nesër përkeqësohet moti/ Policia apel qytetarëve: Shmangni daljet në det!
Reshjet intensive, stuhitë lokale dhe era e fortë që pritet të përfshijnë vendin gjatë orëve në vijim kanë vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal. Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese të shmangin daljet në det në disa zona të bregdetit jugor, ndërsa u kërkojnë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë rregullat e sigurisë për të shmangur rreziqet nga moti i keq. Njoftimi i Policisë së ShtetitNë bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, Policia e Shtetit njofton se, duke filluar nga mesdita e datës 24.07.2026 deri në paraditen e datës 25.07.2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, të shmangin daljet në det, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord. Po ashtu, nisur nga parashikimet për përkeqësimin e kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme. Këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës."

Larje hesapesh ose konfliktet për pronësinë/ Pistat e hetimit për plagosjen me 9 plumba të Thimjo Rubatit në Sarandë
VORANEWS SHQIPERI SARANDE