Aktualitet

Rama apel qytetarëve: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një thirrje për të gjithë që të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook në kuadër të procesit të vaksinimit ka bërë apel që të gjithë të rinjtë të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.

“MIRËMËNGJES 

dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan në Facebook Rama.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditëve të fundit që me shfaqjen e variantit të ri të Covid, Delta është shënuar një rritje e madhe e numrit të të infektuarve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button