Aktualitet

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr statusin “non grata” për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Burime nga Partia Demokratike konfrimojnë për Vizion Plus se vendimi i Departamentit të Shtetit i është komunikuar kryetari të PD Berisha në një bisedë telefonike nga e ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy Van Horn.

Në 19 majin e vitit 2021, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken firmosi shpalljen “non grata” të liderit historik të demokratëve, ish-Kryeministrit Sali Berisha për korrupsion madhor. Berishës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke paditur për shpifje sekretarin amerikan të shtetit Blinken në gjykatën e Parisit,  por gjykata nuk i dha të drejtë.

Për shkak të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Sali Berishës, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi në 9 shtatorin e vitit 2021 ta përjashtojë nga grupi parlamentar.

Berisha reagoi kundër këtij vendimi duke nisur një lëvizje brenda Partisë Demokratike, lëvizje që përfundoi me shkarkimin e Lulzim Bashes dhe rikthimin e Sali Berishës në krye të PD.

Pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PD filloi përpjekjet për heqjen e sanksioneve ndaj Sali Berishës.

Një vit më parë PD kontraktoi një kompani lobimi “Continental Strategy” me një pagesë 250 mijë dollarë në muaj . Në kontratë shkruhej se “Continental Strategy” do të ndihmojë PD-në në krijimin e kontakteve me zyrtarë të qeverisë dhe Kongresit amerikan, për promovimin e kauzave si lufta kundër korrupsionit dhe reformat  në interes të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, por mes rreshtave lexohej se pjesë e punës së kësaj kompanie do të ishte edhe heqja e sanksioneve ndaj lideri historik të demokratëve Sali Berishës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button