Aktualitet

Arrestohet pas katër ditësh autori i plagosjes në Patok

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga Besnik Selmanin, 56 vjeç, pasi akuzohet se plagosi me çifte katër ditë më parë në Patok Besnik Pulajn, 49 vjeç.

Ata janë konfliktuar verbalisht, dyshohet për çështje pronësie dhe 56-vjeçari është kthyer dhe ka qëlluar me çifte Pulajn.

Pasi ngjarjes, Besnik Selmani u largua duke humbur gjurmët, por nuk zgjati shumë, ndërsa i lënduari u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button