Aktualitet

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte, 28 maj, vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar jo më shumë se 175 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 174 lekësh për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë për litër.

Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 28 maj, në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Sipas njoftimit, çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masa ndëshkuese, deri në pezullimin e aktivitetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button