Aktualitet

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Partia Demokratike të shtunën do të shkojë në referendum për kryetarin, por numri i anëtarëve që kanë të drejtë vote ende nuk është përcaktuar. Këtë e pohoi Ivi Kaso, sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, në një intervistë për A2 CNN, duke shtuar se në disa degë ende nuk ka përfunduar procesi zgjedhor.

Kaso zbuloi se fleta e votimit në referendumin e 23 majit tashmë është miratuar dhe do të ketë pyetjen nëse Berisha duhet të vijojë të jetë në krye të PD-së apo jo.

Sekretari për Çështjet Ligjore hodhi poshtë edhe zërat se Sali Berisha garon në shkelje të statutit, duke vlerësuar se kandidatura e tij ka kaluar të gjitha filtrat e organeve të partisë.

Lidhur me ndryshimet statutore që do të zyrtarizohen në Kuvendin Kombëtar të 30 majit, Kaso konfirmoi se në grupin e punës kanë mbërritur shumë propozime, por ende nuk ka një vendimmarrje se cilat do të merren për bazë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button