Aktualitet

Goxhaj me pranga në duar dërgohet në Komisariat, protestuesit ‘mësyjnë’ te Drejtoria e Policisë: Mos prisni orën 19:00

Tensionet para Kuvendit sot nga protestuesit, kanë çuar në shoqërimin e disa prej tyre.

Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit.

Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të

tyre.

Ata janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani.

Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në këtë pikë, dhe të nisë protesta dhe marshimi më herët seç ishte planifikuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button