Aktualitet

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të rriten pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

“Pensionet do të indeksohen me 2,7 për qind nga data 1 korrik”. Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë të premten,.

“Miratuam indeksimin e pensioneve për vitin 2026. Një vendim i cili po rikthehet në shtratin që ka pasur”, tha ajo. “Gjatë vitit 2022, duke qenë se indeksuam dy herë pensionet, në prill dhe tetor, kishte mbetur gjithmonë në atë muaj. Që prej këtij viti, do t’i indeksojmë pensionet me 2,7%. Të gjitha pensionet e pleqërisë, por edhe pensionet e veçanta, apo edhe përfitimet e barrëlindjeve. Janë rreth 900 mijë përfitues”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button