Aktualitet

Rama dhe Vengu në Zall Herr, kryeministri: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes.

Me rastin e 16-vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr u mbajt një ceremoni, ku u prezantuan armatimet më të reja të ushtrisë shqiptare..

Fjalën e hapjes së mbajti drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, i cili bëri një rezyme të punëve të bëra deri tani nga struktura që drejton dhe me objektiv arritjen e synimeve dhe ndihmën që Shqipëria të avancojë në rrugën drejt integrimit në BE.

Çako tha se Mbrojtja Civile dhe Emergjencat janë përfshirë në dhjetëra operacione shpëtimi brenda vendit, por edhe në disa të tjera jashtë Shqipërisë, ku ndihmuan partnerët e tyre, si në Greqi apo Turqi.

Në këtë prezantim, Rama është njohur me kapacitetet e Ushtrisë.

“Forcat e Armatosura janë në rrugën e një transformimi historik”, tha kryeministri. 

Armët në përdorim të Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr janë ndër më modernet në NATO, duke përfshirë armatimin e rëndë që përdor grupi special si mitrolozë, snajper, armatimi personal, armë e vogël, armë e gjatë, radiot e komunikimit që përdor grupi në të gjitha llojet e operacioneve speciale, pajisjet e shëndetësisë që duhen një grupi kur merr pjesë në detyra të caktuara, pajisjet e alpinizimit, pajisjet xheniere për shpërthime të ndryshme si dhe të pajisjes së zhytjes, që mund të përdoren vetëm për operacionet specifike.

Gjithashtu Repartit të Operacioneve Speciale i është shtuar edhe një motoskaf që mund të përdoret në çdo lloj operacionesh.

Ndërsa Batalioni i Komandos përdor armatime në operacione luftarake dhe stërvitore si aramatimi muratjë, pajisjet e komunikimit, pistoleta, armatimi i cili është nga më modernet dhe i shërben operatorit komando për të kryer çdo lloj operacioni.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button