Aktualitet

“Gregu ishte në koma, nuk dihej nëse do të kthehej apo jo!”/ Rama rrëfen momentin e vështirë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të vështirë të jetës së tij, ku i biri ishte në një situatë dramatike shëndetësore.

Përballë kryepeshkopit Joan Palushi, në podcastin “Flasim”, Rama ka rrëfyer ankthin për jetën e të birit dhe faktin që mjekja e cila e trajtonte, lutej për shëndetin e pacientëve, ndërsa shtoi se qartësisht ishte një person me besim.

“Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me të përballë pas futjes në koma dhe i them “Po tani?” Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”.

24 orët e para tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reaminacionit e të thotë… kur i them “ si vazhdon?”. Ajo ngre kokën dhe bën me dorë? I thashë ‘çfarë po më tregon tavanin, unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më thotë “Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma”.

Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose e bënin edhe për fëmijë të tjerë.

I thashë ‘çfarë është kjo histori që shkoni e lutemi në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë”. Më thoshe që “e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. ishte qartësisht një njeri që besonte, por thoshte quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button