Aktualitet

Kushte të këqija atmosferike, pezullohet lundrimi në linjën Durrës-Bari-Durrës

Kapiteneria e Portit Durrës ka njoftuar se është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, si pasojë e kushteve meteorologjike në detin Adriatik.

“Mirëmëngjes, si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025”, njofton Kapiteneria.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button