Aktualitet

Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet sot në Lungomare, Vlorë, ku dhe takoi disa të rinj të cilët janë punësuar për sezonin veror.

Ata u shprehën se paga e tyre është 1 mijë euro, duke sjellë kështu dhe reagimin e Ramës në rrjete sociale.

Rama publikoi një video të të rinjve, duke u shprehur se pagat në sektorin e turizmit nuk janë më të ulëta se në Greqi, e se ndihmesë vijnë taksat e ulëta.

“Në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi. Ndërkohë taksat janë shumë më të ulëta dhe ajo që ngelet në fud është shumë më tepër”, tha Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1703187977681582%2F&show_text=false&width=560&t=0

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button