Belinda Balluku dhe “misteri” i syrit të nxirë që nuk ekzistoi

Prej gati 24 oresh, rrjetet sociale janë mbushur me foto e video të zv.kryeministres Belinda Balluku, ku disa “sy të stërvitur” për “sensasione” pretenduan se panë një shenjë të nxirë nën syrin e saj. Nga aty, nisi një valë komentesh, aludimesh dhe konspiracionesh, që lidheshin me thirrjen e saj nga SPAK-u.
Por te gjithe e dime se realiteti është shumë më i thjeshtë dhe shumë më pak dramatik sidomos tani me acancimin e teknologjise e dritehijet qe shkaktohen kur realizon nje foto jashte ose brenda. Videoja ku Balluku shfaqet në Durrës, krah drejtorit të ri të Portit, është bërë në mesditë, në dritë të fortë dielli. Një kënd, një hije, pak grimi dhe shumë fantazi – aq mjaftoi qe keto komponent mos ishin ne harmoni për të ndezur rrjetin. Në fotot e bëra pak minuta më parë, në ambient të brendshëm, fytyra e saj është krejtësisht e qartë, pa asnjë shenjë apo ndryshim.
Një ditë më vonë, zv.kryeministrja doli sërish në publik, e qeshur dhe e qetë, pa asnjë gjurmë të “nxirjes” mesa duket iku bredna nates bashke me kendin e drites. Dhe dihet: një goditje apo hematomë nuk zhduket për 24 orë. Kjo është logjika më e thjeshtë që e rrëzon gjithë historinë.
Në vend që të ndalet për t’u justifikuar, Balluku ka zgjedhur ta kalojë me heshtje dhe të vijojë punën e saj. Ne daljen e sotme dukej qarte qe ishte zhdukur e “e nxira” bashke me kelndin e dites.
Në politikën shqiptare, shpesh një hije bëhet lajm, ndërsa ka shume gjera te tjera te rendesishme te cilat mbeten ne hije. Jetojme ne Shqiperi mediat nuk merren me ate qe eshte me alarmante c’po ndodh me ne, qe vrasin e presim per nje fije sallam apo per nje foto.
Mesa duket shqetesimi eshte dritehija e fotove te Ballukut. Mjere ne…




