Aktualitet

Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

Kandidatja e përjashtuar nga gara për kryetarin e PD, Alesia Balliu, shprehet se Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asnjë risi, por riktheu mashtrimin e radhës që Sali Berisha u përcolli demokratëve.
Ajo komentoi edhe “bombën” gjermane e artikuluar nga deputeti i CDU, Peter Beyer në punimet e Kuvendit të PD, i cili tha se demokratët duhet të zgjedhin një kryetar të ri.

“Disa skllevër u zëvendësuan me skllevër të tjerë. Nuk pashë ndonjë risi, por pashë vetëm gjuhën e vjetër të Berishës për të dhënë mashtrimin e radhës. Ndërkombëtarët duan ta shpëtojnë PD nga kthetrat e familjes së Berishës dhe sot Partitë Popullore Europiane e dhanë këtë mesazh”, deklaroi Balliu.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili kritikoi mënyrën e funksionimit të partisë dhe mungesën e reagimit ndaj asaj që ai i cilësoi si shkelje të rregullave të brendshme.

Ai theksoi se misioni i Sali Berishës me shumë gjasë është shkatërrimi i Partisë Demokratike.

“Nuk ka kurajë për t’u thënë stop shkeljeve të rregullave në atë parti. Disa individë nuk kanë kurajë t’i thonë ‘stop’ Berishës. PD, me këtë kurs, do të shkojë drejt tkurrjes së saj. Misioni, me sa duket, është për ta shkatërruar këtë parti. Shkatërruesi i PD është vetëm Saliu . Partia Demokratike është pa lista të sakta”, u shpreh Elezi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button