Aktualitet

“Durrësi nuk dekoron rastësisht: respekti për Jurgis Çyrbën lindi nga njerëzit”

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh mbushet me zhurmë, akuza dhe gjykime të nxituara, qytetarët e Durrësit, Shijakut dhe gjithë zonave ku është zgjedhur deputet, vazhdojnë ta kujtojnë Jurgis Çyrbja si një njeri energjik, pranë njerëzve dhe i gatshëm të dëgjojë hallet e komunitetit. Për shumë banorë, ai nuk ka qenë thjesht një deputet, por një zë që ka qëndruar afër qytetarëve të zakonshëm.  Në demokraci, drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe çdo qytetar ka detyrimin të përballet me institucionet kur kërkohet. Por po aq e rëndësishme është që askush të mos dënohet nga opinioni publik përpara se të flasë drejtësia. Vetë Çyrbja është përballur me proceset ligjore dhe ka kërkuar pafajësi në gjykatë, duke deklaruar përmes mbrojtjes së tij se shumë nga akuzat ndaj tij nuk provohen. 

Është e padrejtë që sot disa njerëz të dalin e të gjykojnë një dekorim apo një vlerësim publik për një figurë që ka kontribuar në zonën e tij, ndërkohë që në këtë vend kemi parë ndër vite persona që kanë dëmtuar Shqipërinë, kanë abuzuar me pasuritë publike apo kanë marrë jetë njerëzish, e sërish kërkojnë të japin moral.

Respekti që shumë qytetarë të Durrësit dhe Shijakut kanë për Jurgis Çyrbën nuk ndërtohet mbi thashetheme apo tituj portalesh, por mbi kontaktin njerëzor, komunikimin dhe praninë e tij mes komunitetit. Sepse njerëzit nuk harrojnë ata që u kanë qëndruar pranë në ditët e vështira.

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për drejtësi të paanshme, por edhe për maturi njerëzore. Askush nuk duhet të gjykohet me standarde të dyfishta. Dhe mbi të gjitha, askush nuk duhet të harrojë se respekti i qytetarëve fitohet me vite pune dhe sakrifice.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button