Aktualitet

Çfarë ndodhi në takimin Rama-Erdogan në Ankara? Dalin detajet nga biseda mes dy liderëve

Gjatë samitit të NATO-s, Kryeministri Edi Rama pati edhe një vizitë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë fotot e takimit në pallatin presidencial.

“Me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi”, shkruan Rama.

Siç raportojnë mediat turke, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, si edhe çështje rajonale dhe globale.

Në takim, Erdogan theksoi se po punohet për të çuar përpara marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe se ekziston një dëshirë e veçantë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Presidenti turk deklaroi se forca e solidaritetit të aleancës u demonstrua qartë në Samitin e NATO-s të mbajtur në Ankara.

Erdogan gjithashtu e ftoi Kryeministrin Rama të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, i cili do të mbahet në Antalia në muajin nëntor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button