Aktualitet

Zyrtari i KE nga Strasburgu: Protestat të zhvillohen paqësisht, Shqipëria ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së

Në Strasburg në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian pasi tha se rrugëtimi europian i Shqipërisë ka avancuar në mënyrë mbresëlënëse, foli për protestën, e cila ka hyrë në muajin e dytë duke e vënë theksin në zhvillimin e saj në mënyrë paqësore.

“Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit.

Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim këto zhvillime nga afër. Delegacioni ynë ka qenë në terren aktiv prej nisjes së protestës duke organizuar vizita dhe parë situatën”, u shpreh ai.

Clive Rumbold pati edhe një kërkesë konkretë për qeverinë shqiptare.

“Ne kemi mësuar se ka një hetim aktiv të SPAK për sa i përket pronave në Zvërnec. Me lejoni të them se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Ne shpresojnë të realizohet një studim i plotë mbi impaktin në ambient me standardet më të larta. Shpresojmë që Shqipëria ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit.  Dialogu mes të gjithë aktorëve është rruga që duhet të ndiqet”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button