Aktualitet

Rama dhe Ahmetaj në Bubq: 200 familje do kthehen në shtëpitë me 25 nëntor, short publik për hyrjet në pallat

Kryeminsitri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ditën e sotme kanë vizituar Bubqin.

Gjatë vizitës atje Ahmetaj u shpreh se më 25 nëntor do të hyjnë në banesa shumë qytetarë. Ai tha se hyrja në pallate për të zgjedhur katet do bëhet me një short publik.

“25 nëntor familjet individual do të futen në shtëpi dhe pallate. Për në pallate do të ketë një short publik dhe me transparencë do zgjedhin dhe aty do jetë e shkruar kati dhe hyrja” tha Ahmetaj.

 “Më 25 nëntor, rreth 3 mijë familje do të futen në shtëpi të reja. Do futen dhe ato të pallateve DS3 dhe DS4. Deri në shtator të viti tjetër s”do kemi asnjë shenjë nga tërmeti,”tha ai ndër të tjera.

Rama vizitoi edhe një shkollë të rindërtuar, teksa tha se shumë qytete janë drejt përfundimit.

“Edhe pjesën jashtë ta kompensoni mirë. Të jetë një gjë nga A te ZH. Po u la me pirgje ato kthehen në gjemba. Me Fushë Krujën jemi në afat,”tha Rama.

“Ky 26 nëntor, plot 2 vjet pas tragjedisë që e goditi shumë fort këtë zonë, do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin” shkruan Kryeministri krahas videos.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button