Aktualitet

Mbështetësit e Luizit më kërcënuan”/ Rrëfehet Bledi Mane: E nisa lojën i trembur pasi…

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Bledi Mane, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli në lidhje me eksperiencën e tij në këtë reality show.

Gazetari i njohur u shpreh se pak para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka marrë kërcënime nga mbështetësit e Luiz Ejllit.

“Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, se kishte dalë nëpër portale se do bëhesha pjesë e formatit.

Hyje në shtëpi i frustruar. Aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, se unë isha shumë i informuar nga jashtë për të gjithë. E nisa pak i trembur lojën. Por kur dola ndryshoi, më dërgonin zemra”, tha Mane.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button