Aktualitet
Qëllohet me armë zjarri një person, detajet e para të ngjarjes (EMRI)

Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit.
51-vjeçari Aton Keli, është plagosur dhe ndodhet në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoritëve.




