Aktualitet

Rrotacion në krye të Forcës Ajrore, Presidenti Begaj firmos dekretet, gjeneral Edmond Abaz Voci emërohet Komandant

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme për Forcën Ajrore.

Ai ka liruar nga detyra Komandantin e deritanishëm, Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, ndërsa ka emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci.

“Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin e Presidencës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button