Rama propozon ndryshime të Komisioneve Parlamentare: Opozita do të drejtojë…

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime thelbësore në organizimin e Komisioneve Parlamentare.
Komisionet e reja:
“Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku krahas fokusit në politikat ekonomike lidhur ngushtë me tregun evropian, vjen si rëndësi punësimi. Qëllimi është sjellja në fokus edhe e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, dialogut social, shëndetit dhe sigurisë në punë, referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave. Këshillohet që këtë…
Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike, të mbajë në funksion të negociatave barrën e shqyrtimit të ligjeve, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me zbatueshmërinë e tyre. Kuvendi do të kujdeset edhe për vlerësimin dhe hedhjen e gjithë hapave ligjorë për administratën publike, pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, për respektimin e sundimit të ligjit dhe sundimin e shtetit.
Këtë Komision ta drejtojë shumica parlamentare.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – bashkëpunim strategjik me Parlamentin Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dyja anë të medaljes. Në rast agresioni, duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten pa pritur ta mbrojë dikush tjetër. Ky Komision do të kujdeset të mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, parametrat e lartë të mbrojtjes si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane të ligjzbatimit.




