Aktualitet

Grabitje me pistoletë lodër, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar si autori i dyshuar i grabitjes së telefonit të një personi, nën kërcënimin e një pistolete lodër. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion- Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button