Aktualitet

Bitcoin i afrohet 100 mijë dollarëve, në rritje dhe kriptomonedhat e tjera. Shkak, fitorja e Trump

Përpjeta e Bitcoin vijon. Monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen gati 98 mijë dollarë. Në më pak se tre javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.

Artur Ribaj, pedagog dhe ekspert ekonomie, u shpreh për A2 CNN: “Ka disa arsye në fakt, por më kryesorja është fitorja e Trump. Trump i kishte kriptomonedhat një nga pikat e tij në zgjedhje, që do i mbështeste ato. Edhe Harris e kishte shpallur si përparësi, por ajo mbështetjen e kishte kryesisht në rregullime dhe kufizime. Miliarderi Elon Musk, një prej mbështetësve të Donald Trump, është një tjetër arsye.”

Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin e mbi 3 600 dollarëve, Binance 658 dhe Solana rreth 250 dollarë.

Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale, thekson: “Ky është efekti domino. Kur rritja përfshin kriptovalutën kryesore, Bitcoin, ajo rrjedhimisht përcillet edhe te monedhat e tjera digjitale.”

Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investimesh në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin, vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Fitorja e Trump pritet të nxisë tregun e modhenave digjitale dhe në Shqipëri.

Shqiptarët e prisnin. Unë kam shumë miq që kanë blerë Bitcoin sepse e prisnin rritjen. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half”, ai i përgjysmimit të tij, dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”, shton Dokuzi.

Kur u krijua në vitin 2009, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021, kur vlente 11 800 e tani mbi 82 000 dollarë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button