Aktualitet

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës në Tiranë

Një 42-vjeçar, punonjës i Gardës, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ai është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, në Tiranë. Ende nuk dihet identiteti i të ndjerit dhe motivi që e ka shtyrë drejt aktit të rëndë vetëflijues.

Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button