Aktualitet

Nisin zyrtarisht pushimet! Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit

Me hyrjen e dy-javorëshit të dytë të korrikut, ka nisur fluksi i emigrantëve për në Shqipëri. Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.Sipas “KlanNews”, përgjatë ditës

ditës së sotme në portin e Durrësit janë ankoruar katër tragete, duke sjellë mbi 7 mijë pasagjerë, si dhe mbi 2 mijë automjete që vijnë drejt Shqipërisë.

Për të evituar radhët e gjata, në port është shtuar numri i sporteleve, nga 12 në 25 të tilla, të cilat shërbejnë për kontrollin e dokumentacionit. Vetëm dy ditët e fundit, në port kanë mbërritur mbi 12 mijë udhëtarë, si dhe 4500 automjete. Ndërsa më hyrjen e gushtit fluksi i pushuesëve pritet që të rritet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button