Aktualitet
“Kryeqyteti zgjohet mes turistëve”, Rama uron të dielën me pamje nga Tirana

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të diel.
“Dhe me një mëngjes tashmë të zakonshëm për Tiranën, që me stinën e ngrohtë zgjohet mes qindra turistëve dhe aparatesh fotografikë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama në Facebook.
Postimi i kreut të qeverisë shoqërohet me pamje nga kryeqyteti, ku vihet re prania e turistëve të shumtë që vizitojnë Tiranën gjatë sezonit veror.




