Aktualitet

Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Në Asamblenë Politike të Partive Popullore, kancelari austriak Christian Stocker deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian.

 “Shqipëria është në rrugën e duhur. Austria mbështet plotësisht të dyja vendet pararojë në këtë rrugë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Mali i Zi dëshiron të përfundojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur për të qenë shteti i 28-të anëtar i BE-së në vitin 2028, por metrat e fundit, siç e dimë të gjithë, janë shpesh më të vështirat”.

Stocker kërkoi angazhim nga shtetet anëtare për të mbajtur premtimin e dhënë për shtetet kandidate.

“Tani varet po aq shumë nga ne të mbajmë fjalën tonë për të ardhmen e zgjerimit. Çështja e zgjerimit nuk është një çështje teknike anësore; përkundrazi. Ka të bëjë me të ardhmen e Evropës. Ka të bëjë me sigurinë, me forcën tonë ekonomike dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me besueshmërinë tonë si Bashkim Europian. Evropa duhet të mbajë premtimet e saj ndaj vendeve kandidate. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë, të gjejnë kompromise dhe të mbështesin kandidatët për anëtarësim për të zbatuar reformat”.

Austria gjithmonë e ka parë veten si avokate e fortë për vendet e rajonit. Kancelari theksoi se edhe për Kosovën është thelbësore të zhvillojë një perspektivë të besueshme europiane.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button