Aktualitet
Pronari në arrati, ‘Alba Exotic Fruit’ kapet për herë të katërt me kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! 10 kg kokainë e fshehur në sistemin e ventilimit

Gjatë një kontrolli anti-drogë në Portin e Durrësit është kapur 10 kg kokaine në një kontejner me banane. Policia ka gjetur disa pako brenda në kontejnerin me banane, ndërsa droga vinte nga Amerika Latine.
Nuk dihen ende detaje të tjera, pasi operacioni është ende në zhvillim.
Droga u gjend në kontejnerët e firmës ‘Alba Exotic Fruit’, në pronësi të Eduart Dautit i cili është në arrati, kapet për herë të 4 me kokainë në kontejnerët.
Droga ishte e fshehur në sistemin e ventilimit, njësoj si herët më parë.




