Aktualitet

Ndërron jetë 30-vjeçarja që u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit në ”Don Bosko”

Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në rrugën ”Don Bosko” në Tiranë pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:55. Bëhet me dije se 30-vjeçarja është hedhur nga banesa në të cilën jetonte.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

________________VoraNews__________________

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button