Aktualitet

Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump përgatitet për një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutten në Shtëpinë e Bardhë, mes pakënaqëesive të mëdha që ka me aleatët europianë.

Përgjigja e tij ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me rishikimin e pranisë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s, proces që po drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Europa, tingëllloi më shumë si një paralajmërim.

Ne kemi qenë një anëtar i shkëlqyer i NATO-s, në shumë aspekte i vetmi anëtar i vërtetë dhe pa dyshim anëtari dominues. Në rrjedhën e viteve kemi shpenzuar jo miliarda, por triliona dollarë për mbrojtjen e Evropës. Në një moment desha të shihja nëse aleatët tanë do të ishin vërtet aty për ne. I thashë Pete Hegseth të verifikonte këtë dhe, kur kërkuam mbështetjen e tyre, ata nuk u shfaqën. Kjo ishte absurd”, shprehet Trump.

Një kritikë të veçantë Trump e pati për kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, të cilin e akuzoi për mungesë angazhimi dhe shmangie të përgjegjësive ndaj një vendi aleat.

Më tej presidenti amerikan tha “Starmer nuk ishte aty për në, dhe njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nuk e pritën mirë këtë. Ai nuk tha thjesht “jo”, por edhe deklaroi se “do të jemi aty pasi të fitoni’. Unë iu përgjigja se nuk kishim nevojë për ndihmë pasi të kishim fituar. Nuk po flisnim me Winston Churchill, këtë mund ta them me siguri”.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu disa vende të tjera europiane, si Italia e Gjermania, duke vënë në pikëpyetje balancën e kontributeve brenda Aleancës.”Ne japim për NATO-n rreth 600 miliardë dollarë në vit, e këto janë shifra të  çmendura, por kur na nevojitet ndihma e tyre, ata preferojnë të mos përfshihen.

Ne shpenzojmë shumë për t`i mbrojtur, kryesisht nga Rusia, dhe kur kërkojmë bashkëpunim, na refuzojnë.  Është një qëndrim i pakuptimtë” përfundoi fjalën e tij Trumpi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button