Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta, 32-vjeçari plagos me thikë një 41-vjeçar dhe godet me grushte një person tjetër

Në rrugën “Hodo Beg” në Tiranë është regjistruar një konflikt me pasoja fizike, i dyshuar se ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes janë dëmtuar dy shtetas: D. A., rreth 41 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës, si dhe J. G., rreth 61 vjeç, i cili është goditur me grushte.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas konfliktit. Policia bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button