Aktualitet

“Proces i rëndësishëm”, kreu i SPAK flet për mbylljen e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

U mbajt ditën e sotme Ceremonia Përmbyllëse e Procesit të Vettingut, ku kreu i SPAK, Klodian Braho, ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Braho e vlerësoi procesin e Vettingut si një domosdoshmëri që qytetarët të besojnë tek institiucionet.

“Vettingu ndikoi në ripërtëritjen e sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve tek drejtësia nuk mund të kërkohet pa përgjegjshmëri individuale. Standardet e Vettingut reflektohen dhe në punën e përditshme.

Gjyqtarët dhe prokurorët tashmë kanë kaluar në filtra të sigurt, që qytetarët të krijojnë besim tek drejtësia. Dua të falënderoj të gjithë ata, që morën pjesë në këtë proces historik.

Për SPAK, Vettingu ka pasur një rol të veçantë. Tashmë drejtësia përfaqëson interesin publik me profesionalizëm e me paanshmëri.

Institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi tashmë kanë pjekurinë e duhur. Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur”, tha kreu i SPAK, Klodian Braho.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button