Aktualitet

Emërohet kryeinspektori i ri i IKMT-së, ja kush e zëvendëson Agim Ismailin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar Kryeinspektorin e ri të IKMT-s, Ervin Hoxha. Ervin Hoxha pason në këtë detyrë ish-kryeinspektorin tashmë,  Agim Ismailin.

Gjatë fjalës së tij në një ceremoni ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT, ministri Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri, pavarësisht se rezultatet janë.

“Kjo punë duhet të nisë, me fushën e kompetencave për të shmangur mbivendosjet me punën e Policisë së Shtetit. Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, tha Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button