Aktualitet

U largua nga PS, deputetja Koçeku: Jam gati për zgjedhje të parakohshme! Do marr kecin tim dhe…

Marjana Koçeku, deputetja e Qarkut Shkodër, e cila njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Koçeku ka sfiduar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që nëse është i bindur për për shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajë Parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan A2.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, lexohet në postimin e “Neomalsores”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button