Njihuni me Keisi Mucën dhe rrugëtimim e saj drejt suksesit.
Sot ju prezantojme një te re te
jashtëzakonshme, e cila me angazhimin, talentin dhe zërin e saj po frymëzon bashkëmoshatarët dhe po perfaqëson denjësisht të rinjtë e Vorës. Njihuni me Keisi Mucën dhe rrugëtimim e saj drejt suksesit.
“Rrugëtimi im deri këtu”
Unë jam Keisi Muca dhe historia ime është dëshmia se rinia është forca që ndryshon të tashmen. Gjithçka nisi nga dëshira për të qenë më shumë se një vëzhguese.
Sot, si Deputete në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, Ambasadore dhe Koordinatore e Rrjetit te Qeverise në Zyren Vendore Arsimore Vore dhe Presidente e Shkollës Picar, unë punoj për të shndërruar idetë në veprim: për shkolla me hapësira kreative dhe zë të dëgjuar. Letërsia dhe arti i të folurit janë mjetet e mia për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Ky rrugëtim më ka mësuar se asnjë ndryshim nuk ndodh vetëm, forca ime qëndron te çdo bashkëmoshatar që beson te ndryshimi.
Mesazhi im është ky: Mos prisni që dera të hapet, krijoni rrugën tuaj. “Kur ne besojmë, asgjë nuk është e pamundur!”



