Aktualitet

Java e ardhshme sjell ndryshim të motit, meteorologët zbulojnë çfarë ndodh me temperaturat

Mos i ndërprisni pushimet për shkak të motit. Stuhia dyditore mbi territorin e Shqipërisë kaloi. Sinoptikanët thonë se temperaturat do të rriten sërish. E hëna e 7 gushtit nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Ndërsa i nxehti pritet të rikthehet në mes të javës, ku termometri do të shënojë 36 gradë Celsius. Për meteorologët këto stuhi janë afatshkurtra dhe tipike të stinës për rajonin e Mesdheut. Situata sinoptike që përfshiu vendin nuk është e ngjashme me stuhitë në Europën Qendrore. Në gjysmën veriore të Europës do të vijojë moti i paqëndrueshëm me stuhi ciklonare të shpeshta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button