Aktualitet
Tragjike në Elbasan/ I moshuari i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, vihet në pranga nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.
Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.
Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të siguruara , Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.




