Elton Arbana i kundërpergjigjet PL dhe Petrit Vasilit

Në një reagim ne faqen e tij në facebook kryebashkiaku i Shijakut i kundër përgjigjet PL dhe Petrit Vasilit ndaj akuzava që ngritën sot për incernatorin e mbeturinave

⛔ Petrit Vasili, pasi arriti kulmin e mashtrimeve në LSI, tashmë dëshiron të riciklohet tek partia e re si figurë e virgjër, duke hedhur akuza ndaj deklaratave të punës tonë.
E keni lehtësisht të identifikueshme nëse bashkia Shijak ka bërë apo jo pagesa duke e vërtetuar nga Thesari.
Jam konfuz se si mund t’ju drejtohem ju znj. Brisida që po kërkoni të gjeni veten te partia e re.
Në thelb ju i dini të vërtetat. Por a i besoni asaj që thoni, se kështu jua do puna të flisni përkrah figurës së virgjër te z.Vasili?!
Ju e dini fare mire që nëpermjet Thesarit mund ta konstatoni të vërtetën.
Ky eshte fakt. Pagesat, e nderuar, do të bëhen në momentin që do mbyllet procedura e tenderimit për këdo operator që do të shpallet fitues.
✅ I qëndroj plotësisht deklaratës time që nuk kemi paguar asnjë qindarkë për depozitimin e mbetjeve të bashkisë së Shijakut në landfillin e Sharrës. Kjo vërtetohet nga Thesari në varësi të Ministrisë së Financave dhe shumë shpejt do ta keni në dorë dhe këtë shkresë.




