Bajram Begaj dekreton DATËN e zgjedhjeve të Majit 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën 11 maj 2025 për zgjedhjet e përgjithshme.
Këtë të enjte, presidenti Begaj ka nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të cilat do të mbahen në datën 11 maj 2025. Për këto zgjedhje, kreu i shtetit kishte në dispozicion katër ditë të diela, midis dative 15 prill dhe 15 maj 2025.
Përmes një njoftimi zyrtar Begaj thekson se shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.
Ndër të tjera, presidenti ka shprehur bindjen se sfida madhore e këtyre zgjedhjeve është votimi nga jashtë vendit dhe përfshirja masive e zgjedhëve me banim jashtë shtetit në këtë process thelbësor për demokracinë.





