E marta rikthen reshjet e shiut dhe stuhitë

Nëntori do të nisë me mot të kthjellët, megjithatë sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të situatës prej ditës së martë. Vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në territorin shqiptar.
Shirat do të jenë të intensitetit mesatar lokalisht, dhe intensive të lokalizuara kryesisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore. Ka një ndërprerje të reshjeve ditën e mërkurë për t’u rikthyer ditën e enjte.
Sipas sinoptikanëve, shqetësues do të jetë fuqizimi i parametrit të erës, që pritet të krijojë probleme kryesisht në bregdet.
Sa i përket temperaturave do të ketë një rënie të lehtë të tyre gjatë 3 ditëve të para të muajit Nëntor, me një maksimum që do të arrije deri në 20 gradë. Ndërsa nga e enjtja vlerat termike do të shënojnë një rritje duke kulmuar deri në 25 gradë Celsius.




