Aktualitet

EMRAT/ Të tjera lëvizje mes shefave të komisariateve në Tiranë dhe rrethe, kush ikën e kush vjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur të tjera ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve në Tiranë dhe rrethe të tjera.


Kryekomisari Besmir Qibini, nga Shef komisariati Kukës shkon shef komisariati nr. 3 Tiranë. Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef në Komisariatin nr. 5.

Kryekomisari Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë emërohet shef në Komisariatin nr.7.

Kryekomisari Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat.

Kryekomisari Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë dhe komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhë shkon shef komisariati Kukës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button