Aktualitet

“Bota përmbys”, kryeministri Rama ndan foton me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut: Ambasador i Shqipërisë së rilindur

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare është regjistruar si banor i Tiranës.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një foto së bashku me Adamas, ku e cilëson këtë si një moment domethënës për marrëdhëniet dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Ramës, vizita e Adams në Shqipëri dhe përshtypjet pozitive për Tiranën kanë qenë vendimtare në këtë hap simbolik.

Bota përmbys

Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush

Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?
Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”, shkruan ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button