Aktualitet
Situata me pandeminë në spitalet Covid/ Po marrin trajtim 150 pacientë, mes të shtruarve gra shtatzëna e mosha të reja

Situata me Covidin në Shqipëri është rënduar së fundmi. Në spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 110 pacientë ndërsa në spitalin Covid3, po marrin trajtim 40 të infektuar me Covid-19.
Ndër të shtruarit e prekur nga covid, janë edhe 6 gra shtatzëna të cilat kanë paraqitur komplikacione të pulmonit, por nuk mungojnë as të shtruarit në mosha të reja, kryesisht 21-26 vjec.




